Formacionet zyrtare Angli – Gana

0%

Anglia dhe Gana do të përballen në Boston për Grupin L të Kupës së Botës, ku të dyja skuadrat synojnë të sigurojnë kualifikimin e hershëm në fazën me eliminim direkt pas fitoreve në ndeshjet e para.

Anglia vjen me moral të lartë pas përmbysjes spektakolare 4-2 ndaj Kroacisë, e udhëhequr nga Harry Kane dhe Jude Bellingham, teksa synon të mbajë ecurinë e saj të pathyeshme kundër kombëtareve afrikane në Botërorë. Në krahun tjetër, Gana arriti një fitore të vështirë 1-0 ndaj Panamës falë golit të Caleb Yirenkyi, por do ta ketë mjaft të ndërlikuar përballë lojtarëve të Thomas Tuchel.

Formacionet zyrtare: Anglia (4-2-3-1): Pickford, Spence, Guehi, Konsa, James, Rice, Anderson, Gordon, Bellingham, Madueke, Kane. Gana (4-3-3): Asare, Senaya, Adjetey, Opoku, Mensah, Yirenkyi, Partey, Sibo, Williams, Ayew, Semenyo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot