Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nisi kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij që udhëheqin me degët e kësaj partie në Pejë e Lipjan, të cilët më 23 qershor i kërkuan dorëheqjen pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit. Një kërkesë e tillë, Abdixhiku vlerëson se do të duhej të bëhej ballë për ballë dhe jo përmes mediave.
Ai pajtohet që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm, njësoj sikurse e thanë edhe të dy kryetarët e degëve. “Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së”- ka shkruar Abdixhiku.
Ai thotë se për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pret dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. “Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë.
I pranoj menjëherë”-tha ai duke e kujtuar se i kërkonte Kuvendit të LDK-së ta shqyrtojë dorëheqjen e tij, më . Kreu i LDK-së thotë se siguron anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë. Sipas Abdixhikut, partia që ai udhëheq nuk është konfederatë e interesave lokale e as platformë e karrierave individuale.
Mirëpo, siç thekson, LDK mbetet parti nacionale, e vetes, e askujt tjetër; sidomos e asnjë partie tjetër. Reagimi i tij pasi Kryesia e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkuan dorëheqjen e udhëheqjes së partisë pas rezultatit zgjedhor. Dorëheqjen ia kërkuan edhe kryesia e LDK-së në Lipjan.
“Pas një diskutimi të gjatë dhe një analize të detajuar të secilës qendër votimi në Degën e Lipjanit, si dhe të gjendjes aktuale politike dhe organizative brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre” – thuhet në Bazuar në rezultatet preliminare të publikuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, LDK ka dalë e treta, me 16.69% dhe ka siguruar 18 ulëse në kuvend.
Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si subjektin me më së shumti vota, por pa siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve për ta formuar e vetme qeverinë. I pyetur nga KALLXO.com se kë nga partitë e preferon për koalicion, Kurti nuk dha përgjigje.Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës tashmë dihet me përfundimin e procesit të numërimit të votave.
Lëvizja Vetëvendosje ndonëse me deputetët e komuniteteve joshumicë, mund ta formojë qeverinë si e vetme, por presidentin do ta ketë të pamundur ta zgjedh pa bashkëpunim me partitë tjera shqiptare.
