Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me kryetarët e nëndegëve, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke e cilësuar këtë si standard të përgjegjësisë politike dhe akt reflektimi pas mesazhit të dhënë nga qytetarët përmes votës.
Në njoftim, Dega e LDK-së në Lipjan fillimisht ka shprehur mirënjohje për strukturat e degës, aktivistët dhe anëtarësinë për angazhimin gjatë procesit zgjedhor. Po ashtu, janë falënderuar qytetarët e Komunës së Lipjanit për pjesëmarrjen dhe kontributin në një proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe dinjitoz.
Sipas postimit, LDK në Lipjan ka kaluar nga 6,338 vota, apo 19.40 për qind, në zgjedhjet e dhjetorit, në 6,455 vota, apo 23.60 për qind, në zgjedhjet e qershorit 2026. Postimi Megjithatë, Kryesia ka vlerësuar se rezultati mbetet larg pritjeve dhe angazhimit të strukturave lokale.
Sipas saj, rezultati në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale, por reflekton edhe gjendjen, organizimin, funksionimin dhe kapacitetin politik të partisë në nivel qendror.
