Iranit i është dhënë leja për të hyrë në SHBA dy ditë para ndeshjes

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Iranit në futboll mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një ditë më herët sesa u lejua në ndeshjet e mëparshme të Kupës së Botës, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare për “ABC News” të martën.

“Për ndeshjen e tretë të ekipit iranian në Seattle më 26 qershor, ekipit i është lejuar të vijë në SHBA dy ditë para ndeshjes”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare për “ABC Neës”. “Ekipi i Iranit do të detyrohet të largohet menjëherë pas ndeshjes”. Kampi bazë i Iranit u zhvendos nga Arizona në Tijuana të Meksikës, përpara Botërorit.

Për ndeshjen e tyre në Los Angeles, Irani zbarkoi në SHBA të shtunën në mbrëmje, luajti të dielën dhe më pas u detyrua të kthehej në Meksikë të dielën në mbrëmje. Irani përballet me Egjiptin të premten në Seattle.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha