Jeremy Doku ka marrë leje nga përfaqësuesja e Belgjikës për të udhëtuar drejt Londrës, pasi u bë baba për herë të parë. Në njoftimin zyrtar të ekipit thuhet se Doku, me lejen e stafit mjekësor, u largua për të qenë pranë familjes në këtë moment të veçantë, ndërsa më pas do t’i bashkohet skuadrës në Seattle për përgatitjet e ndeshjes ndaj Zelandës së Re.
Në një mesazh në Instagram, sulmuesi belg u shpreh i emocionuar: “Faleminderit për dashurinë dhe mesazhet. Shireen dhe Praise janë mirë, dhe zemra ime është plot mirënjohje.” Ai shtoi se kjo është një nga bekimet më të mëdha të jetës së tij, duke falënderuar gjithashtu kombëtaren për mbështetjen dhe duke theksuar se është gati të rikthehet në detyrë me Belgjikën.
