Turisti nga Prishtina mbetet i bllokuar në Velipojë, 46-vjeçari shpëtohet pas defektit të skafit në det

0%

Një 46-vjeçar nga Prishtina ka kaluar momente të vështira në ujërat pranë Velipojës, pasi skafi me të cilin lundronte pësoi defekt dhe mbeti i bllokuar larg bregut. Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare nisi menjëherë kërkimet për lokalizimin e mjetit lundrues. Në operacion u përfshinë edhe operatorë turistikë të zonës, pasi fillimisht nuk dihej vendndodhja e saktë e skafit.

Pas disa kërkimeve, mjeti lundrues u gjet në thellësi të lumit Buna, rreth 32 kilometra larg grykëderdhjes. Sipas policisë, skafi tip “Morea” drejtohej nga shtetasi A.B., 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në vështirësi për shkak të një defekti në motor.

Shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e nevojshme dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të tij dhe të mjetit lundrues në vendstacionimin e mjeteve lundruese në Pulaj të Velipojës. Policia Kufitare apelon që në raste emergjente qytetarët dhe turistët të telefonojnë në numrin 112.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot