Kapiteni i Senegalit pranon gabimet ndaj Norvegjisë

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Senegalit i ka humbur dy ndeshjet e para të Botërorit. Në xhiron e parë u mposht nga Franca 3:1, kurse në orët e hershme të mëngjesit të së martës pësoi disfatë nga Norvegjia me rezultatin 3:2. Senegali është në prag të eliminimit nga Botërorit. Kapiteni i Senegalit, Kalidou Koulibaly, pranoi gabimet e ekipit në ndeshjen ndaj Norvegjisë.

“Në nivelin më të lartë, futbolli varet nga detajet. Ekipi që bën më pak gabime fiton. Standardi në Kupën e Botës është shumë i lartë, ndaj nuk ka hapësirë për gabime. Ne bëmë shumë gabime për të pasur ndonjë mundësi për ta fituar ndeshjen. Mentalisht, skuadra reagoi mirë.

Pavarësisht pengesave, pati një rritje të energjisë dhe lojtarët bënë gjithçka që mundën për të siguruar një barazim, por nuk ia dolëm”, ka thënë ish-mbrojtësi i Napolit, shkruan të martën “Reuters”. Senegali të premten e luan ndeshjen e fundit të grupit ndaj Irakut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha