Në Shqipëri digjet një furgon me targa të Maqedonisë që transportonte

0%

Një furgon me targa të Maqedonisë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm pranë rrugës që çon drejt Kemishtajt, në afërsi të Lushnjës, në Shqipëri. Automjeti transportonte një ngarkesë me zogj nga Maqedonia e Veriut. Shoferi e ka vërejtur zjarrin pasi kishte dalë nga autostrada.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Lushnjës ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve, të cilat kishin përfshirë kabinën e automjetit. Pavarësisht ndërhyrjes në kohë, dëmet janë të konsiderueshme. Një pjesë e madhe e ngarkesës është dëmtuar, ndërsa më shumë se gjysma e zogjve kanë ngordhur.

Sipas vlerësimeve paraprake të shërbimit zjarrfikës në Lushnjë, zjarri dyshohet se ka shpërthyer për shkak të një defekti teknik në sistemin e klimës në pjesën e pasme të automjetit, ku ndodhej ngarkesa. Ekipi hetimor po vijon punën për të përcaktuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi