Istogu transferon mbrojtësin Berisha

0%

Istogu po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit. Në vazhdën e kësaj përforcohen për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës. Istogu është përforcuar me futbollistin Genc Berisha. “Istogu transferon mbrojtësin Genc Berisha nga Dinamo! Sot kemi nënshkruar kontratë një vjeçare me mbrojtësin e mirënjohur Genc Berisha, që transferohet në Istog nga FC Dinamo Ferizaj.

Berisha transferohet në Istog nga ekipi Dinamo nga Ferizaj, ku në tri vitet e fundit ishte ndër lojtarët kyq të Dinamos. Genci është 23 vjeçar, luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar kontratë me mbrojtësin Genc Berisha! ”, njofton Istogu.

Burimi: Bota Sot