Një person është privuar nga liria pasi gjatë një bastisjeje në Rosoman policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike. “Më , në orën në Rosoman, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria R.Sh. (18) nga Rosomani.
Me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit u realizua bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, ku ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe substancë pluhurore e bardhë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik kompetent.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.
