Në studion e emisionit L’America në Tv Klan, ish-futbollisti Luan Pinari komentoi për performancën e Messit dhe ndeshjet e Argjentinës në Botëror. Pinari deklaroi se Messi është një surprizë e madhe, pasi ka shënuar pesë gola në dy ndeshje. Luan Pinari nënvizoi se Messi e zbukuron Botërorin.
Luan Pinari: Messi shënon me një lehtësi tepër të madhe dhe duke iu thënë shokëve, që nëse nuk shënoni ju, do shënoj unë. Argjentina ka meritën që nuk pëson. Është skuadër ‘e keqe’, për të marrë rezultatin. Do jetë kundërshtarja më e fortë për Francën për titullin.
Lionel Messi e meriton që të jetë në krye të golashënuesve të Botërorëve, sepse ka dhënë shumë për Argjentinën dhe për eventin më të madh sportiv. Është një Messi që ka shumë heshtje e shumë punë. Është një ekip që luan për Messin. Lionel Messi e zbukuron Botërorin.
