Në emisionin “L’America”, ish-futbollisti Matko Djarmati, analizoi ecurinë e Francës deri tani në Botëror. Referuar pjesës së parë ndaj Irakut, Djarmati deklaroi se francezët mund të kishin shënuar më shumë se një gol. Për Kylian Mbappe, ai deklaroi se mund të luajë edhe dy Botërorë të tjerë dhe të arrijë rekordin e golave të shënuar.
“Në 45 minutat e para kishte diferenca të mëdha mes dy kombëtareve. Iraku kishte shumë probleme. Nuk kishin ide të qarta. Nuk kishin mundësi, sepse direkt pas humbjes së topit, Franca bënte presing në të gjithë fushën. Diferencë e madhe e Francës. Rezultati 1-0 për mua nuk është real. Duhet të ishte më i thellë mendoj. Mbappe e ka Botërorin e tretë në moshën 27 vjeç.
Ka shumë përpara, besoj do të luajë edhe dy Botërorë të tjerë. Mendoj se do të arrijë vendin e Messit në gola të shënuar. Ka një qëllim të jetë lojtari më i mirë në botë. Besoj i ka edhe dy Botërorë para dhe shumë shpejt do e kalojë Messi n”, tha ai.
Djarmati foli me superlativa për Lionel Messin, duke thënë se është më i miri në histori, ndërsa theksoi se Argjentina është një nga favoritet kryesore për të fituar trofeun.
