Aktori Timothée Chalamet dhe Selena Gomez do të bashkëpunojnë për herë të parë në një projekt kinematografik, duke qenë protagonistët kryesorë të filmit të animuar Not Alone, prodhim i studios së njohur “Illumination”, e cila qëndron pas suksesëve botërore si Despicable Me dhe The Super Mario Bros Movie.
Ky projekt shënon gjithashtu debutimin e Timothée Chalamet në botën e animacionit, ku ai do të huazojë zërin e Joe-s, një mekanik raketash introvert që jeton një jetë të qetë dhe të izoluar. Ndërkohë, Selena Gomez do të interpretojë Fran-in, një astrobotaniste brilante e angazhuar në krijimin e raketës së parë në botë me karburant bimor. Kujdes para se të mbillni!
Këto pemë mund t’ju sjellin probleme dhe kosto të larta! Sipas përshkrimit zyrtar ata do të realizojnë së bashku lëshimin e një rakete revolucionare, por shumë shpejt lind një tërheqje e veçantë mes tyre.
Gjërat bëhen edhe më të ndërlikuara kur tre alienë të vegjël, të çrregullt por tepër të adhurueshëm, strehohen në shtëpinë e Joe-s, duke sjellë kaos dhe emocione të papritura në zhvillimin e ngjarjeve.
