Lekndreaj kthehet te Peja

0%

Shpërndaje në: Basketbollisti Daniel Lekndreaj karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Pejës. Peja të martën ka njoftuar se Lekndreaj do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin 2026/27. Është përforcimi i parë për klubin pejan. Lekndreaj së fundi ishte pjesë e Sigal Prishtinës. “Daniel Lekndreaj rikthehet te KB Peja!

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë në Basketboll, Daniel Lekndreaj do të jetë pjesë e skuadrës tonë për edicionin 2026/27. Mirësevjen, Daniel!”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan. Lekndreaj edhe më herët ishte pjesë e Pejës. Ai kontribut te Peja dha përgjatë edicionit 2021/22.

Peja ditë më parë njoftoi edhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër me trajnerin Michalis Kakiouzis. Kakiouzis do ta drejtojë Pejën edhe në edicionin e ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha