Rama ndahet me Llapin

0%

Llapi nga Podujeva njofton opinionin publik se me përfundimin e edicionit 2025/26 ka skaduar kontrata e qendërmbrojtësit Landrit Rama, duke përmbyllur kështu bashkëpunimin dyvjeçar e gjysmë mes palëve. “Rama ishte pjesë e familjes bardhekaltër për dy vite e gjysmë, periudhë gjatë së cilës u shqua për përkushtimin, seriozitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të ekipit. Si një futbollist që gjithmonë dha maksimumin në fushën e lojës, ai ishte pjesë e rëndësishme e repartit defensiv të skuadrës. Gjatë kohës së tij te KF Llapi, 29-vjeçari regjistroi 78 paraqitje zyrtare me fanellën bardhekaltër, duke kontribuar në rrugëtimin e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare. Përtej statistikave, Landriti do të kujtohet për profesionalizmin, karakterin sportiv dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë periudhës sa ishte pjesë e klubit. Klubi i uron Landrit Ramës shëndet, suksese dhe arritje të mëdha në vazhdim të karrierës së tij profesionale. Faleminderit për gjithçka, Landrit!”, n jofton Llapi.

Burimi: Bota Sot