Futbollisti Anio Poçi i bashkohet Prishtinës. Prishtina pretendon të jetë sa më e kompletuar edhe më e fortë për edicionin e ri. Përforcimi me Poçin vlerësohet si adekuat nga klubi me renome. “FC Prishtina njofton transferimin e qendërmbrojtësit Anio Poçi, i cili bëhet përforcimi i dytë i skuadrës për sezonin 2026/27.
Poçi i bashkohet bardhekaltërve pas një sezoni të suksesshëm në Shqipëri, ku me Egnatian u shpall kampion dhe zhvilloi 40 ndeshje në të gjitha garat. Mbrojtësi shqiptar luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe sjell me vete një përvojë të rëndësishme, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Greqi, duke qenë pjesë e skuadrave si Panionios, Proodeftiki dhe klube të tjera.
Me përvojën dhe cilësitë e tij, Poçi pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin defensiv të skuadrës sonë në sezonin e ri”, ka njoftuar FC Prishtina.