Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, rrugët mbulohen nga uji

0%

Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe mot përvëlues që ka përfshirë pjesën më të madhe të Kosovës, komuna e Klinës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë një freskim të ndjeshëm të motit.

Pamjet Meteo Ballkan nga vendi i ngjarjes tregojnë reshje intensive që kanë përfshirë qytetin brenda një kohe të shkurtër, duke krijuar grumbullime të ujit në rrugë dhe duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Derisa në shumë komuna të vendit temperaturat e larta dhe vapa vazhdojnë të jenë të pranishme, në Klinë reshjet e shiut kanë ndikuar në uljen e temperaturave dhe freskimin e ajrit, duke sjellë lehtësim për qytetarët pas ditëve me mot të nxehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shiu i rrëmbyeshëm u shoqërua edhe me erë dhe intensitet të lartë të reshjeve, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për dëme të shkaktuara nga moti. Reshjet e së martës në Klinë kanë sjellë një ndryshim të përkohshëm të kushteve atmosferike, duke ndërprerë valën e të nxehtit që po mbizotëron në pjesën më të madhe të vendit. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi