Mickoski: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë nuk është përfundimtar

0%

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve dhe shesheve në Tetovë. Ai tha, se vendime të gjykatës nuk i komenton, megjithatë ka shtuar se ky vendim nuk është përfundimtar, përcjell “Shenja”. “Mendoj se kjo është fillimi i një procesi i cili do të duhet të rezultojë me vendim.

Përndryshe me Bilall Kasamin në të ardhmen kemi biseduar për emra të rrugëve që janë me numër ose pa numër, që të marrin emra të njerëzve që janë meritor për Maqedoninë si shtet i pavarur dhe unë qëndroj pas kësaj, për shkak se do të ishte mirë që rruga të mos jetë me numër por të jetë me emrin e ndonjë njeriu që është meritor për shtetin e pavarur të Maqedonisë” , tha Mickoski.

Burimi: Bota Sot