I vuri flakën gruas pasi i hodhi benzinë/ Arrestohet 69-vjecari në Prrenjas, e moshuara në spital

0%

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin Gani. Danga, 69 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67 vjeçe dhe i ka vënë flakën. Shtetasja e dëmtuar po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit.

Sipas informacioneve paraprake, autori, i cili ndodhej në gjendje të dehur, fillimisht ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Minushe Danga më pas, ai i ka marrë me forcë telefonin celular dhe në kulmin e konfliktit, dyshohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Burime paraprake thonë se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë motive xhelozie, megjithatë rrethanat e plota po hetohen nga organet ligjzbatuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot