Mickoski për kthimin e Taravarit në Qeveri: Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave

0%

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për rikthimin e mundshëm në qeveri. Mickoski tha se gjërat e tilla nuk diskutohen në media. Taravari: Me ndonjë marrëveshje të re mund të bëhemi pjesë e qeverisë “Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Lidhur me deklaratën e Taravarit se nëse ka garanci për rrugën evropiane të vendit dhe ndryshimet kushtetuese, Mickoskit tha se garanci më të madhe sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction” nuk ka. “Nuk ka garanci më të madhe për rrugën e integrimit evropian sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction”, shtoi Mickoski.

Burimi: Telegrafi