GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për Florian Musajn, i dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine

0%

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florian Musajn. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Musaj u arrestua në kuadër të operacionit kundër një grupi prej 10 personash të dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal të grupit. Ndërsa, autoritetet po verifikojnë rolin e secilit prej personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Burimi: Bota Sot