Protestat kanë hyrë në javën e katërt dhe Rama po merret vetëm me denigrimin, sharjen dhe poshtërimin e protestuesve. Përpos që populli është ngritur kundër tij, Rama po ankohet se ia kanë marr rolin që e kishte ai në rrjetet sociale. Protestuesit po i quan sorra e korba, hajvanë, nazistë, fashistë, influencera, bllogera, kullera, viktima të zellshme, skllevër të algoritmit etj.
Nëpër tubimet e aparatit të tij qeverisës dhe servilëve po aktron me gjestet e një psikopati e sharlatani duke u munduar ti imitoi influencueset të cilave u ka shpallur luftë, gjoja si nxitëse të protestës. Duke i parë vuajtjet e popullit, që as diktatori Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nuk ishin më gjakpirës se Rama, presidenti Begaj më në fund po jep shenja të reflektimit.
Presidenti Begaj edhe pse i zgjedhur nga Rama si i dëgjuar e i besuari i tij, (e jo si Meta) nuk po i përballon dot tutje, vuajtjet e popullit të cilët po e kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në shenjë pakënaqësie, që situata mos të eskaloi, por edhe të presionit ndërkombëtar për reflektim të Ramës, presidenti Begaj do ta marr një hap të njëanshëm: do ta paraqes dorëheqjen në vend të Ramës.
A do të mjaftonte kjo do të shihet nga reagimi i protestuesve, po si do që të zhvilloheshin ngjarjet, është një hap i duhur duke menduar të mirën e atdheut. B. Begaj gjatë ka menduar për një hap të tillë, po më në fund si ish ushtarak ka ardhur në përfundim se Rama është i mbaruar, prandaj me përfundimin e tij do të përfundon edhe karriera ime.
Ky hap nuk do të ishte i lehtë për mua, kur ta marr parasysh postin e presidentit, po nga edukata ushtarake që të jem gjithmonë në shërbim të popullit, nuk mund t´i shikoi vuajtjet dhe kërkesat e popullit, sikur s´po ndodhë asgjë.
Ne kemi përjetuar diktaturën më të egër në Evropë dhe ndoshta edhe në botë, prandaj nuk mund ta fus veten në rrethin e gjakpirësit të popullit, siç po vepron dikush sot. Unë do t´i hedh të gjitha në kosh të plehrave, kur është në pyetje populli im. Kjo është një edukatë e ushtarakut dhe familjes, kur është në pyetje atdheu.
Unë nuk merrem se cili i organizoi ato, Greqia, Irani, Serbia apo Albin Kurti. Populli nuk ha bar, ai po e sheh realitetin ashtu siç është, e jo ashtu si duam ne. Unë me këtë rast i kërkoi falje popullit tim për vuajtjet e këtyre 13 viteve dhe dua ta kem ndërgjegjen e pastër. Mos u habisni nëse nesër do jem pjesë e juaj. Ju jeni nderi i kombit. I juaji ish presidenti B. Begaj.
