Legjenda e futbollit botëror nuk kursehet ndaj Messit: Gaboi gjyqtari

0%

Ish-portieri i njohur danez, Peter Shmajkel, mendon se rekordi i ri i Lionel Messit, i cili u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Botërorë gjatë fitores 2-0 ndaj Austrisë, ka ardhur falë gabimeve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Sipas tij, goli i parë që i dha avantazhin Argjentinës, duhej anuluar pasi kishte një faull gjatë aksionit që kryesori dhe VAR-i e injoruan plotësisht. “Mendoj se goli i parë nuk duhej të jepej. Shihni edhe si e morën penalltinë, ndërsa ishte një goditje pas Shlager. Për mua kjo është një goditje e lirë në favor të Austrisë, MakAlister ka rrëzuar kundërshtarin gjatë aksionit.

Sipas meje duhet të jepej goditje dënimi, VAR-i duhej ta kishte anuluar. Është një gabim i qartë dhe i dukshëm i gjyqtarit dhe për këtë jam pak i mërzitur për këtë rekord”, t ha ish-portieri i njohur danez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot