“Netët e Filmit Slloven” vijnë në Kino Armata

0%

Me rastin e 25 Qershorit – Ditës Kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së saj, në Prishtinë do të organizohet aktiviteti kulturor “Netët e Filmit Slloven”.

Sipas njoftimit nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, kjo ngjarje do të mbahet në Kino Armata, ku më 25 qershor, pas pritjes zyrtare që nis në orën , do të shfaqet filmi “Njerëzit e Fshehur” (Skriti ljudje) në orën .

Ndërkaq, më 26 qershor, në të njëjtën orë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë filmin “Terapia Familjare” (Odrešitev za začetnike), i nominuar nga Sllovenia si kandidat për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar për vitin 2024. Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian/EUSR në Kosovë, Europe House Kosovo dhe Kino Armata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Organizatorët kanë ftuar publikun që të bëhet pjesë e kësaj ngjarjeje kushtuar kulturës dhe kinemasë sllovene.

Burimi: Bota Sot