Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja Nicole Kidman ka ndarë një fotografi të rrallë të ish-bashkëshortit të saj, këngëtarit, Keith Urban, me vajzat e tyre, në një urim për Ditën e Baballarëve, gati gjashtë muaj pas finalizimit të divorcit, ka shkruar InStyle. Ditë më parë, Kidman ka publikuar në Instagram Stories një mesazh.
“Gëzuar Ditën e Baballarëve të gjithë baballarëve”, ka shkruar ajo në postim, ku ndau dy fotografi bardhezi nga e kaluara. Postimi i Nicole Kidman Në njërën fotografi shfaqej vetë aktorja kur ishte e vogël me babanë e saj, ndërsa në tjetrën vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret, shiheshin duke kaluar një moment të ëmbël me të atin.
Në imazh, një Keith Urban më i ri i mbante të dyja vajzat mbi shpinë gjatë një shëtitjeje. Postimi i Kidmanit erdhi vetëm një ditë pasi Urban i kushtoi asaj një urim publik për ditëlindjen e 59-të. “Gëzuar ditëlindjen, Nicole Mary!!!!!!!!!!!!”, ka shkruar këngëtari në Instagram Stories. Postimi i Keith Urban Edhe vajza e tyre e madhe, Sunday Rose, ndau një fotografi të nënës së saj.
“Gëzuar ditëlindjen, mama. Nuk ka askënd që e adhuroj më shumë”, ka shkruar ajo. Vetë Kidman falënderoi ndjekësit për urimet e shumta, duke publikuar një fotografi në natyrë dhe duke shkruar se po festonte “edhe një vit tjetër rreth diellit”.
