Edi Rama në panik, 1 miliard dollarë të zbuluara nga agjencitë amerikane në Dubai, Robert Papa zbardh prapaskenat…

0%

Gazetari Robert Papa shprehet se kryeministri Edi Rama ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të protestave masive të qytetarëve, të cilët kërkojnë ndryshimin e qeverisjes.

Sipas tij, agjencitë amerikane që monitorojnë pastrimin e parave kanë zbuluar shuma marramendëse parash të lidhura me njerëz të afërt të Ramës dhe vetë kryeministrin, para këto të depozituara në Ishujt Kajman dhe Dubai.

Papa e vlerëson vizitën e djeshme të Ramës te presidenti francez Macron si një përpjekje të dëshpëruar të dy liderëve për të kërkuar mbështetje, duke qenë se të dy po përballen me rënie të besimit në vendet e tyre. Ai thekson se institucionet amerikane, si CIA dhe FBI, po mbështesin fuqishëm SPAK-un në punën e tij për të zbardhur korrupsionin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Analisti hedh poshtë teoritë se protestat po ndikohen nga shërbime të huaja, duke argumentuar se kjo është një revoltë e brendshme shqiptare.

Në fund, ai kritikon ashpër qeverisjen e Ramës, duke e akuzuar për braktisje të interesave sociale dhe kombëtare, ndërsa u bën thirrje faktorëve politikë dhe shoqërorë që të veprojnë për largimin e tij nga pushteti për të shmangur një krizë edhe më të thellë.

Pjesë nga analiza e Robert Papës në emisionin Fokus “Shqiptarët janë ngritur më shumë se kurrë, një protestë madhështore me qindra mijë vetë që kërkojnë të shkulin me thonj një të keqe të madhe, kancerin e shoqërisë shqiptare, antishqiptarin, injorantin, mediokrin, njeriun me probleme mend dhe shkon për ndihmë te një lëtyrë tjetër politike në ikje, Macroni i Francës.

Gjatë gjithë jetës Franca ka qenë kundër interesave shqiptare. Macron dhe Rama kanë dy të përbashkëta: njëri është i dhunuar nga gruaja, tjetri njihet si dhunues grash. Të dy janë në ikje. Macronit po i përfundon kandili, vetëm 7% e francezëve e mbështesin, dhe Rama duke shkuar atje kthen pas Esat Pashën, Sarkozyn, Avni Rustemin, vrasjen e Gaddafit, subkoshienca.

Loja e ndyrë ishte me flamurin e një shteti i cili është një shtet i urryer sot, Izraelit, të jemi realistë nuk është më ai Izraeli ku njerëzit kishin mëshirë ndaj tyre prej Holokaustit. Jo, Netanyahu është një kriminel lufte, shteti i Izraelit ushtron gjenocid. Por Rama duhet të kuptojë që ishin me qindra flamuj të Izraelit të cilët u vunë për t’u provokuar dhe askush nuk u prek.

Se ka hyrë një vajzë në mjediset e ambasadës së shtetit që urrehet kudo në botë është problemi i Ramës nuk është problemi i shqiptarëve. Natyrisht që në një protestë kaq masive të madhe është e vështirë që të zgjedhësh dhe të përzgjedhësh elekuent kur flasim. Shumë janë, por ka dhe injorantë. Tani me teoritë e konspiracionit, agjencitë e inteligjencës serbe, greke, ndaloni!

Greqia është vend i NATO-s. Nuk ka guxim dhe as t’i shkojë ndërmend që të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë kur dihet që në ambasadën amerikane është shefi i stacionit të CIA, agjencisë më të madhe të inteligjencës në botë, e ndërthurur dhe me përfaqësuesin e FBI-së të cilët haptas mbështesin SPAK-un, se SPAK nuk e kontrollojnë kinezët dhe SPAK po nxjerr përditë, po e gërmon.

A e patët xhenazen e Ramës ku u takuan me Zegjinë and company, ishin si në varr. Turp! Dëgjoni Arben Malajn, Ditmir Bushatin, zërin e arsyes. Hiqeni ju, shkuleni ju nga parlamenti! Ndryshe do gaddafizohet sepse ajo energji e madhe nuk ndalet.

E patë në Kakome, ku një kompani e huaj mban të mbyllur plazhin, nuk kanë dashur të investojnë asnjë cent në Shqipëri, por ta kenë si shkarkim për ato krocerat, siç thonë “cruisers”, me turistë të huaj në atë vend të bukur.

Jua kam thënë që agjencitë amerikane që gjurmojnë pastrimin e parave kanë gjetur me qindra milionë dollarë në Cayman Islands, rreth 950 milionë dollarë, afro 1 miliard, nga njerëzit e Ramës dhe Rama personalisht në Dubai. Rama jeton në një realitet tjetër dhe flet idiotësira. Ore ti je i votuar. Pra këta janë ata që nuk të duan, të ka rënë miti ndërkombëtar. Kudo thërrasin Ramën ik!

I ke vjedhur votën diasporës. Gjithë diaspora është kundër teje, majtas e djathtas. Dhe ky ortek do të të marrë me vete. Ti ke kohë të gjatë që rri në pushtet. Do të kesh një ëndërr që të lësh diçka pas? Se ka qenë dhe Adil Çarçani kryeministër, apo Mehmet Shehu. Kanë ndenjur gjatë, si mban mend kush. Një javë ka qëndruar Hasan Prishtina.

Ti s’i afrohesh as me thonj, Hasan Prishtinës, sepse nuk je as shqiptar etnik si ai. Ti je fashist, jo ata që protestojnë. Ç’lidhje ke ti me Partinë Socialiste? Ti s’ke asnjë program social, as socialdemokrat, por vetëm vjedh shqiptarët. Ti e ke marrë atë post dhuratë nga klani i Nexhmijes”.

Burimi: Bota Sot