LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata nga ana e Maqedonisë

0%

Sipas raportit të mëngjesit të publikuar nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Qarkullimi zhvillohet pa pengesa të mëdha. Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të udhëtojnë me kujdes, veçanërisht gjatë sezonit veror kur pritet rritje e frekuencës së automjeteve.

Burimi: Bota Sot