Kampionët në fuqi të Egnatias po zhvillojnë fazën përgatitore në Bullgari, ku nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede janë vënë edhe dy futbollistë të rinj. Rrogozhinasit kanë përforcuar mesfushën dhe krahun e majtë të mbrojtjes. RTSH Sport mëson se Ibrahim Diabate, një 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, është blerja e re e Egnatias. Ai ka luajtur me kombëtaren U-21 të Bregut të Fildishtë dhe ka nofkën “Pogba”. Mesfushori vjen nga Zulte Veregen dhe ka nisur stërvitjen me grupin në Bullgari. Goditja tjetër e rrogozhinasve është një emër i njohur në futbollin shqiptar, braziliani Jago. Mbrojtësi i majtë u largua pak ditë më parë nga Vllaznia, ku ka luajtur sezonet e fundit, dhe tashmë është bashkuar me kampionët në Bullgari. Të dy këta lojtarë do të jenë në dispozicion të trajnerit Dede për sfidat e Championsit kundër Petrokub të Moldavisë. Pritet që skuadra rrogozhinase të bëjë të tjera goditjë gjatë ditëve në vazhdim.
