Sot Portugali-Uzbekistan

0%

Kupa e Botës 2026 vazhdon sot me dy përballje tejet interesante. Në fokus janë ndeshjet e grupeve K dhe L, ku kombëtaret synojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në fazën nokaut. Portugalia do të përballet me Uzbekistanin në kuadër të Grupit K, ndeshje që nis në orën dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Luzitanët kërkojnë fitoren e parë në turne pas barazimit 1:1 ndaj Kongos, ndërsa Uzbekistani synon të rikuperohet pas humbjes 3:1 nga Kolumbia në ndeshjen hapëse. Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka theksuar se skuadra e tij nuk ndien presion dhe është e përqendruar vetëm te triumfi. Ndërkohë, në orën do të zhvillohet dueli mes Anglisë dhe Ganës në kuadër të Grupit L.

Të dyja kombëtaret e nisën Botërorin me fitore dhe një sukses i ri do t’i afronte ndjeshëm me kualifikimin. Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka kërkuar përmirësim në repartin defensiv, pavarësisht fitores spektakolare 4:2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot