Shpërndaje në: Pas Lionel Messit dhe Kylian Mbappes edhe Erling Haaland shkëlqeu me dy gola të tjerë. Me fitoren 3:2 ndaj Senegalit, në orët e para të së martës, Norvegjia siguroi avancimin në fazën nokaut. “Është specialiteti im të shënoj gola”, ka thënë Haaland. “Thjesht jam shumë i mirë në shënimin e golave”, ka shtuar superylli i Manchester Cityt.
Norvegjia i ka gjashtë pikë në Grupin I, sa edhe Franca. Senegali e Iraku mbeten pa pikë. Norvegjia e Franca përballen më 26 qershor për vendin e parë në grup. Haaland i kishte shënuar dy gola edhe në fitoren 4:1 ndaj Irakut. Ndaj Senegalit shënoi në minutën e 48-të dhe të 58-të. Marcus Pedersen e realizoi golin e parë për norvegjezët në minutën e 43-të.
Ismaila Sarr i Senegalit po ashtu i kishte dy gola – në minutën e 53-të dhe 93-të. “Ai është shumë efikas”, ka thënë trajneri i Senegalit, Pape Thiaw për Haalandin. 25-vjeçari Haaland i ka 24 gola në 12 ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Ka shënuar të paktën një gol në të gjitha këto ndeshje. Ndërkohë i ka 59 gola në 52 paraqitje për përfaqësuese. “Ai e humbi një rast në portë të zbrazët.
Ka mundur t’i shënoi plot katër. Është sulmuesi më i mirë. Ai nuk po luan për Francën apo Argjentinën. Po shënon gola për Norvegjinë”, ka thënë selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken.
