Shpërndaje në: Fitoren ndaj Senegalit, që ua siguroi avancimin në fazën nokaut të Botërorit, futbollistët e Norvegjisë e festuan në mënyrë të veçantë. Lojtarët dhe stafi i Norvegjisë u mblodhën në një formacion prej dhjetë rreshtash, brenda zonës së penalltisë në skajin verior të stadiumit “MetLife”, përballë tifozëve të tyre me fanella të kuqe.
Erling Haaland ishte i ulur përpara, ndërsa Martin Odegaard i binte një daulleje “bongo”. Festa vikinge u bë në koordinim me tifozët. Festa bëhet duke thirrur “Ro”, ndërsa imitohen varkëtarët. “Të gjithë e kemi parë në internet dhe është bërë plotësisht virale, kështu që Martin më tha para ndeshjes: ‘çka mendon?
A duhet t’i bashkohemi?”, ka treguar Haaland që i shënoi dy gola për Norvegjinë në fitoren 3:2. “Nëse fitojmë, pse jo. Kështu që pse jo?”, ka vazhduar superylli. “Mendoj se ishte moment i përkryer për ta bërë këtë”. Edhe parlamentarët në Norvegji e bënë këtë festë javën e kaluar në shenjë përkrahjeje për futbollistët në Botëror. “Ishte argëtim”, tha selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken.
