Algjeria e mposht dhe e eliminon Jordaninë

0%

Shpërndaje në: Algjeria ka fituar ndaj Jordanisë me rezultatin 2:1 dhe ka mbetur në garë për avancim. Ndërkohë Jordania me humbjen e pësuar të martën në mëngjes në Santa Clara është pa gjasa për ta kaluar grupin. Në Grupin J, Argjentina i ka gjashtë pikë, Austria e Algjeria nga tri, kurse Jordania është pa pikë. Nizar Al-Rashdan shënoi në minutën e 36-të për Jordaninë.

Nadhir Benbouali barazoi në minutën e 69-të, kurse golin e fitores për algjerianët e realizoi Amine Gouiri në minutën e 82-të. Algjeria luan me Austrinë për vendin e dytë në grup më 27 qershor. Ndërkohë Jordaninë e pret sfidë e jashtëzakonshme ndaj Argjentinës.

Burimi: Koha