Modelja ruse, Irina Shayk, ndau në Instagram lajme nga vizita e saj në Universitetin e Oxford, ku pati mundësinë të ishte një nga folëset e ftuara. Ajo tha se ishte një nder i veçantë të ftohej në Oxford Union, një vend që ka qenë shtëpia e disa prej mendimtarëve, udhëheqësve dhe nxitësve më të mëdhenj të ndryshimeve.
“Falënderoj Oxford Union dhe Universitetin e Oxfordit për mundësinë që të ndaj rrugëtimin tim”, u shpreh ajo. Foto: Instagram “Jam shumë mirënjohëse për pritjen e ngrohtë, bisedat e thelluara dhe momentet e paharrueshme”. Shayk publikoi disa fotografi nga Oxfordi, ku pozoi me një kostum të zi elegant dhe të thjeshtë.
Shumë studentë morën pjesë në ligjëratën e saj dhe e dëgjuan me vëmendje gjithçka që kishte për të thënë. Në një nga fotografitë, ajo pozonte duke mbajtur një libër me mbishkrimin “Mysafirët e shquar të Oxford Union”. Shumë fansa në komentet e postimit i shprehën mbështetje, duke e komplimentuar për bukurinë e saj dhe duke e uruar për këtë arritje.
