Largohen nga tregu 7 produkte me mospëputhje me gjetjet e AUV-it.

0%

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar, inspektimet në treg lidhur me produktet e qumështit me mospërputhje me raportin e AUV-it. Inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Suharekë.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar gjithsej 12 inspektime në markete të ndryshme, ku janë evidentuar produkte të ndaluara për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Gjatë inspektimeve të sotme janë tërhequr nga tregu këto produkte: • Schmand, VITA 18%, 180 g; • Schmand, VITA 18%, 400 g; • Schmand, VITA 18%, 800 g; • Holla Cooking Cream, 1 L; • Holla Barista, 3.8%, 1 L; • Mazë tradicionale, DRENA, 1 kg; • Schmand i freskët, BYLMETI.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ditëve në vijim, inspektorët e IQMT-së do të fillojnë shqiptimin e gjobave, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ndaj operatorëve ekonomikë që ende nuk kanë bërë tërheqjen e produkteve të evidentuara si të papajtueshme me raportin e AUV-it.

IQMT ka intensifikuar gjithashtu bashkëpunimin me konsumatorët përmes platformës së komunikimit në Viber, në numrin +383 (0) 46 311-000, ku gjatë kësaj periudhe janë pranuar ankesa nga konsumatorë të cilët kanë raportuar se kanë hasur në markete të ndryshme produkte të ndaluara për shitje.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e produkteve të përcaktuara nga autoritetet kompetente, duke respektuar vendimet e AUV-it dhe legjislacionin në fuqi.

Burimi: Bota Sot