Sherr me grushte dhe sende të forta mes një grupi personash në Vlorë

0%

Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, dhe duke sulmuar një makinë të parkuar me sende të forta.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konflikt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot