Mijëra protestues vijuan marshimin në rrugët e Tiranës pas tubimit dhe fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit u shprehën të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Gjatë marshimit u dëgjuan slogane si “Rama në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe thirrje të tjera drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës. Protestuesit e cilësuan tubimin si një nga mobilizimet më të mëdha të zhvilluara në vitet e fundit, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe ndryshimi i qeverisjes. Në protestë morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Qytetarë nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca iu bashkuan tubimit në Tirana, duke shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve. Marshimi po zhvillohet në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë aksionet e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur.
