“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pas hyn me vonesë në takimin e G7-s

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Udhëheqësit në samitin e G7-s, janë mbledhur të mërkurën për bisedime joformale, përpara një sesioni mbi çekuilibrat ekonomikë globalë. Mediat kanë publikuar pamje kur presidenti amerikan, Donald Trump, shihet teksa hyn me vonësë në takim, pasi të gjithë liderët tjerë tashmë ishin ulur, dhe teksa ecën, në një moment ndalet para të gjithëve dhe thotë: Unë jam bosi. Veprimi i tij ka shkaktuar të qeshura te të pranishmit. 🔴 VIDÉO G7 – Donald Trump est arrivé à la table du G7 en disant “I’m the BOSS”. pic.twitter.com/HmqrP8r54Q — Jon De Lorraine (@jon_delorraine) June 17, 2026 Diskutimet e së mërkurës janë përqëndruar në tensionet tregtare, politikat e kursit të këmbimit, rritjen e kostove të energjisë dhe shqetësimet rreth rritjes së pabarabartë globale. Udhëheqësit shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit në tregjet financiare ndërkombëtare. Atyre u janë bashkuar vendet partnere, përfshirë Indinë, Korenë e Jugut dhe Kenian, për një sesion më të gjerë informues.

Burimi: Koha