Nuk ka mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

0%

Policia e Kosovës nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas marrjes së informacioneve për një gjë të tillë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se pas kontrolleve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. “Informata është trajtuar nga ana e policisë.

Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, k a njoftuar ajo.

Policia e Kosovës rreth orës kishte pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot