AUV kërkon kompani për asgjësimin e kafshëve të prekura nga sëmundjet, hap tenderin

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka hapur procedurën e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të asgjësimit të kafshëve të prekura nga sëmundjet ngjitëse në territorin e Kosovës. Sipas njoftimit të publikuar, vlera e parashikuar e kontratës arrin në 75 mijë euro.

Kontrata është paraparë të realizohet si marrëveshje kornizë me një operator ekonomik për një periudhë 12-mujore dhe do të zbatohet varësisht nga rastet e paraqitjes së sëmundjeve te kafshët në të gjithë territorin e vendit.

Sipas dokumentacionit të tenderit, operatori ekonomik që synon të fitojë kontratën duhet të disponojë kamion të përshtatshëm për transportin e kafshëve, ekskavator për groposjen e tyre, pajisje për dezinfektimin e zonave të infektuara si dhe pajisje për asgjësimin e shpezëve me gaz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu kërkohet të ketë së paku katër punëtorë të angazhuar për therjen, ngarkimin dhe shkarkimin e kafshëve. AUV ka përcaktuar edhe siguri të ekzekutimit në vlerë prej 7,500 eurosh, ndërsa operatorët ekonomikë duhet të dorëzojnë siguri të tenderit prej 2 mijë eurosh. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është , në ora , përmes platformës elektronike.

Burimi: Bota Sot