Shpërndaje në: Pas humbjeve në ndeshjet e tyre të para në Kupën e Botës 2026, si Jordania ashtu edhe Algjeria kërkojnë pikët e para kur të përballen kundër njëra-tjetrës në Kaliforni. Ndeshja ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve luhet në orën të mëngjesit të së martës, sipas kohës në Kosovë. Algjeria humbi nga Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi, i cili shënoi “hat-trick” për fitoren 3:0.
Ndërkohë, Jordania humbi 3:1 nga Austria, ndonëse deri në minutën e 75-të rezultati ishte 1:1. Është përballja e tyre e para që nga barazimi 1:1 në miqësoren e vitit 2004.
