Gjermania emëron drejtoreshën e re për Ballkanin Perëndimor, Kauther: Pres t’i forcojmë partneritetet në rajon

0%

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka emëruar Nathalie Kauther në postin e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, një pozicion i rëndësishëm në raportet e Berlinit me vendet e rajonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kauther përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shprehur mirënjohjen për detyrën e re dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Përshëndetje, unë jam Nathalie Kauther, drejtoreshë e re për Ballkanin Perëndimor në MPJ-në gjermane.

Mirënjohëse për mundësinë që të ndërtoj mbi punën e shkëlqyer të paraardhësit tim, ambasadorit Michael Reiffenstuel” , ka shkruar ajo. Kauther ka theksuar se synimi i saj do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe partneriteteve të Gjermanisë me vendet e rajonit. “Pres me padurim t’i thelloj partneritetet tona në mbarë rajonin” , ka shtuar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Emërimi i saj vjen në një periudhë kur Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një rajon me rëndësi strategjike për politikën e jashtme gjermane dhe për proceset integruese evropiane.

Burimi: Bota Sot