Interpelanca për punën e ministrit Pançe Toshkovski të mërkurën para deputetëve

0%

Interpelanca për punën e Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të Kuvendittë planifikuar për të mërkurën, më 24 qershor, informoi sot Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Kjo është interpelanca që u paraqit në maj nga e majta opozitare, duke akuzuar Toshkovskin për sabotim të hetimeve, drejtësi selektive, punë joprofesionale të policisë dhe konflikt interesi. Një ditë pas debatit për interpelancën për punën e ministrit Toshkovski, siç informoi Gashi, do të mbahen pyetjet e rregullta parlamentare për kryeministrin dhe ministrat.

Gjatë ditës së nesërme, pritet që në Kuvend të mbërrijë rebalanci i Buxhetit për vitin 2026. Seanca në të cilën deputetët do të votojnë për përbërjen e rindërtuar të Qeverisë, siç tha Gashi, do të caktohet kur Qeveria t’ia paraqesë propozimin e Kuvendit. “Pa pasur një propozim për ndryshim në Kabinetin Qeveritar, nuk mund të paragjykojmë asgjë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Varet nëse do të ketë një propozim të ri dhe kur do të paraqitet “, tha Kryetari i Kuvendit.

Burimi: Bota Sot