Në Ferizaj arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga gjykata, në aksion edhe NJRSH

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 28-vjeçar i kërkaur me urdhër të gjykatës. Ai është arrestuar të dielën në një aksion ku ishte e përfshirë edhe ,Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në koordinim me njësitë policore. “E.

Sh. (28 vjeç), ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit me katër (4) vite burgim efektiv për veprën “Kontrabandimi me migrantë”.Ai është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Feriza j”, ka njoftuar Policia.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë përfunduar procedurat e nevojshme policore, dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot