Dimitrievska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare

0%

Ribalanci i buxhetit nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Do të ketë korrigjim të deficitit buxhetor, përkatësisht rritje të tij, konfirmoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Sipas saj, korrigjimi vjen për shkak të nevojave të rritura për financimin e investimeve kapitale.

Do të ketë gjithashtu korrigjime edhe në anën e të ardhurave, në pjesën e akcizave për shkak të masave për karburantet si përgjigje ndaj krizës. E pyetur se sa kanë kushtuar masat, ulja e TVSH-së dhe akcizave për karburantet, ministrja tha se akciza duhet të korrigjohet për rreth 1,5 miliardë denarë. Por tha se aktualisht është e vështirë të bëhen llogaritje të sakta.

“Gjëja që në këtë moment mund ta them është se do të kemi një korrigjim të caktuar të deficitit buxhetor për lart dhe për herë të parë do të kemi rritje të deficitit buxhetor si rezultat i nevojave të rritura për financimin e shpenzimeve kapitale, përkatësisht investimeve kapitale, që mendoj se në përputhje me ligjin për buxhete i justifikon gjendjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe në të njëjtën kohë kemi edhe korrigjime të caktuara, pra në anën e të ardhurave, në pjesën e akcizës për shkak të të gjitha atyre masave që i kemi pasur në periudhën e kaluar”, deklaroi Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Burimi: Telegrafi