Ludo Lee takohet me Klodin dhe Elijonën

0%

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, është takuar me dy nga ish-rivalët e tij në reality shoun, Elijona Binakajn dhe Klodian Mihajn, gjatë “Alba Festival”, që po mbahet në Zvicër. Momenti është ndarë nga vetë Ludo në InstaStory, ku tre ish-banorët shihen të buzëqeshur së bashku në prapaskenat e festivalit.

Krahas fotografisë, ai ka bërë edhe një koment me nota humori, duke shkruar: “80 ditë kundër në Big, 8 sekonda për Instagram”, shoqëruar me ’emoji’ që lënë të kuptohet se raportet mes tyre tashmë janë relaksuar. Ludo Lee, Elijona dhe Klodi ishin pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ku shpesh u përfshinë në debate dhe dinamika që tërhoqën vëmendjen e publikut.

Megjithatë, takimi i tyre në “Alba Festival” tregon se rivaliteti i dikurshëm duket se i ka lënë vend miqësisë dhe respektit të ndërsjellë. Ata kanë qenë miq të mirë edhe me Londrim Mekajn, por që tani pas përfundimit çdo gjë ka ndryshuar. Këngëtari nga ana tjetër u shpall fitues ku mori plot 124 mijë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot