Triumfi i Kombit: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), Pavarësia e Shqipërisë Etnike (1912), Lufta e UÇK-së, Shteti i Kosovës dhe protestat patriotike të qershorit 2026

0%

Protestat në Tiranë kanë si kauzë Triumfin e Kombit. Ato janë në vazhdën e realizimit dhe të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare për krijimin e Shtetit të Bashkuar Shqiptar, për të cilin u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Janë vazhdim i luftërave 35-vjeçare të shqiptarëve për pavarësi dhe për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi, luftëra të cilat sollën pavarësinë e Shqipërisë etnike më . Po ashtu, ato lidhen me luftën heroike të UÇK-së, e cila solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, në protestat patriotike rinore mbarëkombëtare valëviten flamuri kombëtar shqiptar, flamuri i Kosovës, ai i UÇK-së dhe flamuri me hartën e Shqipërisë etnike. Protestat e rinisë dhe të elitës qytetare në Shqipëri janë protesta mbarëkombëtare shqiptare. Ato përfaqësojnë edhe Politikën e Re, të cilën unë e kam parashikuar në librin tim “Triumfi i Kombit”, para 15 vitesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këto protesta unë shoh se objektivi madhor është zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare: Triumfi dhe Bashkimi i Kombit në një shtet të vetëm kombëtar. Në këto protesta kërkohet, së pari dhe si nevojë e domosdoshme urgjente, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndëshkimi i të gjithë politikës së vjetër në Shqipëri.

Ato janë protesta antikomuniste dhe kundër establishmentit të politikës së vjetër të tranzicionit, e cila ka montuar një regjim hajdutërie dhe korrupsioni, të painteresuar për interesin kombëtar, një regjim realisht antirepublikan dhe antipatriotik.

Një regjim i tillë dhe kjo klasë politike nuk mund të gjenerojnë gjë tjetër veçse trauma, varfëri, papunësi dhe papërgjegjshmëri ndaj ligjit dhe kombit. Kjo politikë ka gjeneruar stres dhe pasiguri, ka gjeneruar mungesë shprese dhe mosbesim. Prandaj, lëvizja patriotike e protestave rinore në Shqipëri gëzon mbështetje të fuqishme mbarëkombëtare.

Burimi: Bota Sot