KQZ: Rezultatet përfundimtare në pritje të procedurave të ankimimit

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë së paku edhe 48 orë për t’i shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për RTK-në, Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së, i cili ka konfirmuar se ky institucion është njoftuar me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili i ka refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu për rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.

“ Mund t’iu konfirmoj se KQZ është njoftuar me vendimet e PZAPI-it lidhur me 2 ankesat e paraqitura në këtë institucion. Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme, andaj KQZ do të presë që vendimet të marrin formën e pre rë”, ka theksuar Elezi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, pas plotfuqishmërisë së vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në, për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Burimi: Bota Sot