Një person i moshës 26 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës në një objekt ndërtimi në lagjen “Arbana” në Prizren. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Tutje ai tha se sipas informatave të para viktima derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Sot, më datë , rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes ‘Arbana’ në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes.
Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.
Ndërkaq, Bytyqi shtoi se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës. “Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.
