Dy motra nga fshati Topanicë i Kamenicës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Gjermani, ku janë përfshirë disa automjete. Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe. Sipas mediave gjermane, në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende duke u hetuar nga autoritetet.
Dyshimet e para flasin për një manovër të pasuksesshme gjatë ndryshimit të korsisë, e cila dyshohet se ka shkaktuar përplasjen fillestare dhe më pas aksidentin zinxhiror. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes tragjike.
