Shpërndaje në: Një sulm seksual i shoqëruar edhe me dëmtim apo asgjësim të pasurisë së huaj ndaj një gruaje, dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës .
Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar për procedurat e mëtejshme.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore ndaj personit të dyshuar.
